Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti ambasadoren e re jo rezidente të Kanadasë në Kosovë, Jesicca Blitt.
Ahmeti, e ka uruar Ambasadoren Blitt për misionin dhe përgjegjësinë e re, duke i shprehur mirëseardhje në vendin tonë.
Zëvendësministri Ahmeti i shprehu mirënjohjen e thellë Ambasadores Blitt për mbështetjen e fuqishme dhe pa ekuivokë që Kanada dhe populli i saj i kanë ofruar në vazhdimësi Kosovës gjatë periudhave më të vështira të historisë.
Në vazhdim, të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes dy vendeve, duke shprehur përkushtimin e dyanshëm për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në çështje të ndryshme të interesit të përbashkët.
Ahmeti dhe Ambasadorja Blitt kanë diskutuar edhe mbi përgatitjet që po bëhen nga të dyja ministritë respektive mbi konsultimet e ardhshme politike dhe që pritet të mbahen në pjesën e parë të vitit të ardhshëm në Kanada.
Ahmeti e njoftoi Ambasadoren Blitt edhe mbi aktin e agresionit të Serbisë ndaj Kosovës dhe theksoi nevojën për masat që duhet t’i ndërmerr komuniteti ndërkombëtar ndaj Serbisë, në mënyrë që në të ardhmen të mos përsëriten përpjekjet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe rajon./Arbresh.info

Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...