Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është në përgatitje të një kallëzimi penal ndaj një ish drejtori të Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Sipas Ahmetit, ai kishte punësuar pa konkurs në 4 shkolla të Prishtinës 4 vajzat e vëllait të tij, ndërsa bashkëshorten thotë ta ketë emëruar drejtoreshë të një shkolle në kryeqytet.
“Mos të çuditemi për PISA. Pa u ballafaquar me këto fakte dhe pa i adresuar ato nuk ka përparim”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Para disa jave, komuna e Prishtinës ka bërë kallëzim penal ndaj njërit prej ish drejtorëve të arsimit për shkak të 100 punësimeve pa konkurs .
Ende nuk është bërë e ditur se për cilët ish drejtorë bëhet fjalë./Arbresh.info
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026