Ish kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar në lidhje me projektin unaza e mesme, duke e quajtur si hap i madh.
Ahmeti tha se edhe nënshkrimi i memorandumit në mes të Komunës dhe Ministrisë sot është i domosdoshëm.
Tutje ai tregoi hapat që mund të marrin shumë kohë për këtë projekt.
Postimi i plotë:
Unaza e mesme njëmend është hap i madh. Prandaj patëm vrapuar pas Berzhit për sigurimin e kredisë. Kemi arritur deri te draft dizajni final dhe patëm punuar me Ministrin Aliu për përdorimin e një pjese të autostradave egzistuese për ta përfunduar unazën.
Edhe nënshlrimi i memorandumit në mes të Komunës dhe Ministrisë sot është i domosdoshëm. Por ka ende hapa të cilat do të marrin kohë. Është mirë që të menaxhohen pritjet për këtë projekt madhor.
Kanë mbet edhe këto hapa të cilat marrin shumë kohë. Por fokusi i Komunës dhe Ministrisë duhet të jetë në shpronësim i cili mund ta vonojë projektin.
1. Draft Dizajni final
2. 120 dite diskutim publik
3. Dizajni final
4. Aprovimi i kredise – bordi i Berzhit
5. Ratifikimi i marreveshjes ne Kuvendin e Kosoves
6. Plani i shpronesimit sipas rregullave te Berzhit
7. Tenderimi sipas rregullave te Berzhit
8. Disbursimi
9. Ndertimi/arbresh.info/
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...