Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se VV do të përfitojë nga ndalimi që i është bërë Albin Kurtit që të kandidojë për deputetë.
Ai fillimisht ka thënë se ndjehet i relaksuar që merr pjesë në emisione të fushatës dhe nuk është pjesë e partive politike.
“Herën e parë që kam marrë pjesë në zgjedhje në nëntor 2010. Është situatë më relaksuese dhe tani flas më lirshëm”, tha ai në emisionin Pressing në T7 .
Ndërkohë për vendimin e KGJK’së ai u shpreh kështu.
“E pritshme. Nuk kanë pasur mundësi tjetër se mund ta bënin. Mund të konsiderohet si hendikep për VV’në, por mendoj se i ndihmon. E pashë nga deklarata e Albulenës menjëherë se tha shtet i kapur. Vazhdon ajo ideologjia e VV’së që kur vendimet nuk shkojnë pro tyre nga institucionet atëherë është shteti i kapur. Por ligji është shkronjë për shkronjë ashtu. Megjithatë nuk është njëjtë sikur puna e Zafir Berishës para disa vjetëve. Gazi lotsjellës ka ndodhur kohë më parë, por tani po i bart pasojat. Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim absurd atëherë për Zafir Berishën kur tha KQZ’së se nuk mund të marrë vendime. Gjithmonë i bartim pasojat i vendimeve atëherë që u bënë për të shpëtuar Hashim Thaçin. Për shembull mund t’i kemi 20 parti në zgjedhje dhe partia e parë i merr 10% e i takon gjithsesi kryetari i Kuvendit. Është absurde”, shtoi ai.
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës