Ahmeti njofton se do të hapet një çerdhe e re në lagjen “Sofali”

10:34 | 30 Nëntor 2016
M. A.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka njoftuar të gjithë banorët e lagjes “Sofali”, që po bëjnë përgatitjet për themelimin  e çerdheve të reja në bashkëpunim me komunitetin “zogjtë”.

Ahmeti ju  ka bërë thirrje të gjithë prindërve se  do të mbajnë mbledhje në sallën e kuvendit komunal sot prej orës 17:00 dhe do ta zgjedhin  edhe këshillin e Prindërve që do të zgjidhet me votat e personave që do të jenë prezent në sallë.

Lexoni postimin e plotë të Ahmetit në Facebook:

Vazhdojmë me çerdhet e reja – përgatitjet për hapjen e çerdhes Zogjtë në Sofali

Komuna e Prishtinës informon të gjithë banorët se më 30 nëntor, e mërkurë, në ora 17:00 , në sallën e Kuvendit Komunal, ndërtesa e Komunës së Prishtinës, do mbahet diskutimi publik për përzgjedhjen e Këshillit të Prindërve të cilët në bashkëpunim me Komunën do të themelojnë çerdhen me bazë në komunitet “Zogjtë’.

Të gjithë prindërit e interesuar duhet të dorëzojnë një letër me shkrim ku shprehin qëllimin për tu zgjedhur në Këshillin e Prindërve. Këshilli i prindërve do të zgjedhet me votat e personave prezent që do të jenë në sallë. Letra mund të dorëzohet në sportelin numër 5 apo në emailin [email protected] .

Të drejtë konkurrimi kanë vetëm prindërit që kanë fëmijë të moshës 0-6 vjeç dhe që kanë qëllim t’i regjistrojnë në çerdhen që do të hapet.

Prindërit që konkurrojnë të bëhen pjesë e këshillit të prindërve duhet të sjellin me vete këto dokumente: 1. Dëshmi se është banorë i lagjes – dokumenti nga Bashkësia Lokale dhe një faturë ;2 . Ekstrakti i lindjes se femiut.

Shpërndaje në rrjete sociale