Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes Facebook-ut ka bërë të ditur së një person i quajtur Naser Canolli ka shkuar në Termokos dhe ju ka thënë punëtorëve se ai është drejtor i ri i zgjedhur nga Lirak Çelaj dhe Sami Hamiti.
Siç shkruan Ahmeti, personi në fjalë qenka nënkryetar i PDK-së për Prishtinën, anëtar i Këshillit Drejtues së PDK-së dhe udhëheqës i Gazetës Zyrtare.
“Si duket marrëveshja e Lirakut me Samiun paska qenë me i nda ndërmarrjet si torte duke tentuar të vendosin militantë në udhëheqje pikërisht kur ndërmarrjet publike në Prishtinë (të shkatërruara qe 14 vite) po ringjallen. Dhe këtë duan ta fillojnë me Termokosin i cili ka filluar kogjenerimin dhe tani edhe ka siguruar mjete për ti kyçur edhe 30 mijë konsumatorë të tjerë. Për shkak se duan që këtë sukses ta kthejnë prapa”, shkruan Ahmeti.
Ai me tej shton se sot ka shkuar në ora 08:00 të mëngjesit për ta takuar personalisht por që Canolli nuk kishte shkuar.
“Të nderuar qytetarë të Prishtinës. Ju bëj ftesë që ti mbrojmë ndërmarrjet publike nga zhvatësit shumëvjeçar. Taman kemi filluar ti rimëkëmbim ato, po tentojnë të ndalin hovin. Së bashku nuk duhet ti lejojmë. Mjaft me korrupsion e dallavere. Kemi nevojë për zhvillim e shërbime më të mira”, përfundon postimi i Ahmetit./Arbresh.info
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...
Macron: Qëndrojmë me Ukrainën dhe Danimarkën, kërcënimet me ...
Kurti u prit sot në Gjilan nga anëtari i lartë i PDK-së