Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një statusi në Facebook i është kundërpërgjigjur kryeministrit Isa Mustafa që kishte deklaruar se Shpend Ahmeti po shpenzon kohë dhe energji për punë që nuk lidhen me prishtinasit.
Ahmeti ka thënë se është vetë Mustafa dhe Qeveria që ai drejton që po shpenzojnë kohë të bllokojnë qytetarët e Prishtinës, transmeton Klan Kosova.
Madje, ai është shprehur se Mustafa ka thënë se do të japin gjysmën e tokës së LDK-së Ambasadës së Shqipërisë por që sipas tij, Isa Mustafa nuk ka toka të LDK-së as në mendje e as në kadastër.
Më poshtë është postimi i plotë i Shpend Ahmetit:
Këto janë titujt e vikendit nga udhëheqësia e LDK. Ska nevojë me ironizu fare me këta tituj sepse ato vetë flasin.