Kreu i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti ka kërkuar nga qeveria, që të formulojë strategji kontingjente (pra, në rast se ndodhë kjo, atëherë) për shfrytëzimin e hapësirave tjera në Republikën e Kosovës për hospitalizim.
Sipas tij, javën e kaluar kjo komunë ka urdhëruar dezinfektimin e disa hapësirave të mëdha që mund të shërbejnë për shtrirje të pacientëve në rast të mbipopullimit të QKUK./arbresh.info
Postimi i plotë:
Javën e kaluar si Komunë kemi urdhëruar dezinfektimin e disa hapësirave të mëdha që mund të shërbejnë për shtrirje të pacientëve në rast të mbipopullimit të QKUK.
Këtë e kemi bërë me vetiniciativë duke mos dashur të presim nivelin qendror për kërkesë të tillë duke ditur ngarkesën. Në dispozicion i kemi edhe rreth 60 krevate që mund të vihen në përdorim.
I bëjmë thirrje nivelit qendror që të formulojë strategji kontingjente (pra, në rast se ndodhë kjo, atëherë) për shfrytëzimin e hapësirave tjera në Republikën e Kosovës për hospitalizim
E ne shpresojmë që kurrë mos të kemi nevojë me u përdorë ato.
#rriNshpi #skaprioritettjeter
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...
Mateo tenton ta puthë Brikenën, banorja mbyllet në tualet