Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është përgjigjur LDK-së në kërkesën e për dorëheqje.
Ka thënë se të gjithë ata që mendojnë se një post politik është më i rëndësishëm se një jetë njeriu e kanë shumë gabim. Gropat e tilla janë pasojë e viteve të korrupsionit, neglizhencës e ndjekjes së profitit në kurriz të njerëzve e humanitetit.
“Sot ndihem i pafuqishëm. Gropat e tilla janë pasojë e viteve të korrupsionit, neglizhencës e ndjekjes së profitit në kurriz të njerëzve e humanitetit (kjo e sotit disa vite e vjetër)”, ka thënë Ahmeti. “Të gjithë ata që mendojnë se një post politik është më i rëndësishëm se një jetë njeriu e kanë shumë gabim”, ka shtuar më tej ai.
Ahmeti ka thënë se këto gropa do të na marrin edhe shumë jetë derisa të mbyllen.
“Sot po qaj për ata dy fëmijë, edhe për shumë të tjerë që e humben jetën nga pamundësia për t’i mbrojtur nga e keqja që na ka kapluar në vitet e fundit”, ka thënë Ahmeti.
Asambleja e PS në Durrës, Rama: Na duhet një mandat më i for...
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...
Kurti: Kushtetuta, garancia jonë për demokraci dhe të ardhme...