Ahmeti falënderon qytetarët: 0 raste me Covid-19 sot në Prishtinë

23:02 | 18 Prill 2020
A Z

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka falënderuar qytetarët për qëndrimin nëpër vendbanimet e tyre.

Kjo pasi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për 30 raste të reja me Covid-19 në mbarë vendin, prej të cilave asnjë rast nuk është nga Prishtina.

Kujtojmë se nga data 08 shkurt deri më 18 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 4.366 mostra të dyshimta në virusin Covid-19 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 510 me 12 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159702213222166

 

Shpërndaje në rrjete sociale