Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë që për fëmijët tanë, sot është një ditë e veçantë.
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ahmeti ka thënë që situata me pandeminë i ka kufizuar organizimet në këtë ditë.
Ndërsa premtoi se sot dhe çdo ditë tjetër do të punojnë edhe me më shumë përkushtim për të ofruar mirëqenie, barazi e gjithëpërfshirje për të gjithë fëmijët.
Postimi i plotë:
Për më të dashurit e Prishtinës, fëmijët tanë, sot është ditë e veçantë – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Situata me #covid19 e ka kufizuar edhe organizimin e aktiviteteve për 1 Qershorin, ashtu si e bëjmë çdo vit, por edhe e ka rënduar gjendjen e fëmijëve në përgjithësi.
Prandaj, sot dhe çdo ditë tjetër do të punojmë edhe me më shumë përkushtim për të ofruar mirëqenie, barazi e gjithëpërfshirje për të gjithë fëmijët, pa dallim!
Urime Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe urojmë që buzëqeshja të mos mungojë në fytyrën e asnjë fëmiu!
Osmani: Pavarësisht sfidave, rruga e Kosovës drejt NATO-s dh...
Gyokeres pret më shumë gola për Arsenalin: Gjithmonë mund të...
Tre të arrestuar në Pejë pasi sulmuan një person, policia ko...
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...
Rama publikon pamjet e xhamisë së rikonstruktuar të Ballies ...
Frika nga lufta në Ballkan, Kosova më pak e shqetësuar se ve...