Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se deri në 10 vitet e ardhshme mbi 200 mijë banorë të Prishtinës do të kyçen në rrjetin e ngrohtores së qytetit.
Ahmeti në rrjetin social Facebook ka shkruar se e gjithë kjo po bëhet për shkak pasi BE-ja ka paralajmëruar rreth përkrahjes financiare ndaj Termokosit.
Më poshtë postimi i plotë i Ahmetit:
Po shkojme drejt dyfishimit te kapaciteteve të kogjenerimit për tu kyçur mbi 200 mijë banorë në Termokos në 5 – 10 vitet e ardhshme – që i bjen shumica e Prishtinës. Mbi 20 milion euro do të kushtojnë investimet në KEK dhe Termokos për ta rritur kapacitetin.
BE ka siguruar tashmë rreth 13 milion. Kur ja shtojmë kësaj edhe 11 milion dollar nga SHBA-MCC për matësit individual e valvula po shkojme drejt zgjidhjes së madhe për ngrohjen në Prishtinë si dhe ndotjen e ajrit.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...