Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, i ka reaguar zëdhënëses së BE-së, Anitta Hipper, e cila i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës për ta miratuar Ligjin për liritë fetare.
Ahmeti me anë të një postimi në platformën X ka thënë se ky projektligj po vazhdon të mbetet i bllokuar nga deputetët e Listës Serbe, transmeton Arbresh.info.
“Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Liritë Fetare, por dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb po garantojnë se ai mbetet i bllokuar në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.
Ndryshe, zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, ka thënë sot se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta mbështesin miratimin e këtij ligji.
“Për projektligjin ne bëjmë thirrje që të miratohet Ligji për liritë fetare. Ky ligj është në interes të të gjitha komuniteteve dhe ftojmë deputetët e Kuvendit të mbështesin miratimin e këtij ligji”, është shprehur ajo, kur u pyet për statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
Marrëveshja Shqipëri – Itali, 49 emigrant nisen drejt ...
Aksident mes tri veturave dhe një traktori në Gllarevë të Kl...
LDK-ja premton mësim gjithëditor në gjithë Kosovën
Osmani uron popullin australian me rastin e Ditës së Austral...
Përballja me cistet në vezore, shkaktari kryesor për shtatzë...
25 vjet më parë UÇPMB nisi përpjekjet për liri, Haradinaj: I...