Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, i ka reaguar zëdhënëses së BE-së, Anitta Hipper, e cila i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës për ta miratuar Ligjin për liritë fetare.
Ahmeti me anë të një postimi në platformën X ka thënë se ky projektligj po vazhdon të mbetet i bllokuar nga deputetët e Listës Serbe, transmeton Arbresh.info.
“Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Liritë Fetare, por dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb po garantojnë se ai mbetet i bllokuar në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.
Ndryshe, zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, ka thënë sot se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta mbështesin miratimin e këtij ligji.
“Për projektligjin ne bëjmë thirrje që të miratohet Ligji për liritë fetare. Ky ligj është në interes të të gjitha komuniteteve dhe ftojmë deputetët e Kuvendit të mbështesin miratimin e këtij ligji”, është shprehur ajo, kur u pyet për statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar
Haxhiu: Kuvendi do t’i ketë gjithsej 16 komisione parlamenta...
Murati takon Hotin, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek m...
Kurti: Kemi edhe një mundësi për ratifikimin e marrëveshjeve...
“Selimi akuzohet veç pse njihej me Limajn”, avokati i ashpër...
Bislimi i dorëzon detyrën Konjufcës pas emërimit si Zëvendës...