Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar paraqitjen e aktorëve të rinj “Treshi Përsheshi Junior”.
Ai thotë ripërsëritja e skeçeve i dha ndjenjë jashtëzakonisht të mirë.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Nuk pata pritje prej Treshi Përsheshi shumë. Mendova se djemt e aktorëve tonë kanë bo skeqe të reja dhe kanë mendu thjeshtë me përfitu prej emrit të prindve (jo me të keq).
Por pata një befasi të madhe. Ripërsëritja e skeqeve apo kopjimi i origjinaleve më dha ndjenjë jashtëzakonisht të mirë në disa nivele.
1. Të tre djemtë ishin të shkëlqyeshëm. Aktrimi i tillëe është shumë i vështirë sepse përvec lëvizjeve dhe tekstit duhet me ta përçu energjinë e njejtë. Hallal të treve.
2. Disa mund të thonë se i kanë baballarë i njohin dhe i dijnë skeqet e tyre përmendsh prandaj lehtë. Si djal i aktorit them se jo. Po i njohin por duhet punë e jashtëzakonshme me e arrit këtë që pash. Kjo tregon dashuri të jashtëzakonshme të fëmijëve për prindin për secilin prej tyre. Dhe kjo mi bëri sytë me lot gjatë skeqeve.
3. E fundit po më e mira. Skeçet për mua ishin një kërkesë për kthim në normale. Tre djem të ri të rritur në teknologji e botë të shpejtë e Covid etj etj disa kërkuan një kthim në një botë normale edhe pse në kohë të okupimit. Na kthyen në humorin e thjeshtë të skeqeve që na mbante gjallë. Ne të mirën e kohlve të vështira.
Në krejt këtë situatë, ma dhanë një ndjenjë jashtëzakonisht të mirë për 2022. Ndjenjë të punës, dashnisë, e normales në këtë botë të çmendur të krizave e covidit. Jam i sigurt se 2022 do jetë ashtu. Flm Bim, Artan, e Bekim për këtë. Ja u kthefshim për të mirë.Me këto ndjenja ju uroj të gjithëve vitin e ri. Duke kujtuar baben tim që thoshte dashni punë e jetë normale për të gjithë. Por mbi të gjitha, moa harroni me qesh. Urime 2022!/arbresh.info/
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër