Ahmetaj: Agjenda europiane, prioritet i Qeverisë së re

23:29 | 28 Korrik 2017

Ministrja e Integrimit Europian, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se Kosova ka para vetes një mori mesazhesh të agjendës europiane të cilat kërkojnë aprovimin nga Kuvendi i Kosovës.
Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Ahmetaj ka theksuar se në procesin integrues, prioritetet kryesore të Qeverisë së re do të jenë liberalizimi i vizave, implementimi i MSA’së, aprovimi nga ana e Kuvendit për Fondin IPA 2016, qasja e Kosovës në programet e BE’së dhe Reforma për Agjendën Europiane.

Ajo ka shprehur optimizëm se obligimet që ka Kosova në aspektin integrues, ku bën pjesë edhe liberalizimi i vizave, të përmbushen këtë vit.

Ahmetaj ka thënë se është e gatshme që edhe në Qeverinë e re të drejtuar nga PAN’i ta ushtrojë detyrën e ministres së Integrimit Europian.

Lajmet më të lexuara