Edhe Gjykata Speciale është si të gjitha gjykatat e tjera, të cilat kanë rezultuar më dështime në fund të procesit kur është fjala për luftën Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kështu është shprehur për arbresh.info. shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ahmet Isufi. Ai ka shtuar se lufta e UÇK-së, ka qenë e pastër.
“Është një gjykatë si gjitha gjykatat e tjera që kanë rezultuar më dështim sepse lufta e Ushtrisë Çlirimtare ka qenë e drejtë, e pastër dhe në bazë të konventave ndërkombëtare”.
Tutje Isufi, ka thënë se ka pasur edhe tendenca të tjera për ta ulur vlerën e UÇK-së, por që sipas tij nuk kanë mundur dhe nuk do të mundin asnjëherë të bëjnë një gjë të tillë.
“Ka pasur tendenca edhe ka që të ja ulin vlerën UÇK-së, por nuk do të ja arrijnë asnjëherë për shkaka se ka qenë luftë për liri dhe nuk ka pasur as një shenjë që do të mund të akuzoj pjesëtarët e UÇK-së. Ne nuk kemi ndonjë informatë se kur dhe sa do të jetë numri i të ftuarve, por mendojmë se kjo gjykatë politike do të këtë fatin e gjykatave të tjera”.
Kujtojmë se Rrustem Mustafa, i njohur në luftën e fundit në Kosovë si Komandant Remi, është i ftuari i parë për tu intervistuar në Gjykatën Speciale./arbresh.info/
12 minatorë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht me lehtësi Yllin
“Memories” shpërthen gjithandej, reagon Gjesti: Pa fjalë…
Zyrtare: Jeremie Boga lojtari më i ri i Juventusit
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...