Ahmet Isufi e quan skandaloze rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit

21:42 | 12 Qershor 2015
M. A.

Ahmet Isufi prej AAK-së e ka quajtur skandaloze rivarrimin e Isa Boletinit dhe veprimin e arrestimit te Muhamet Kelmdendit e kanë quajt sulm politik ndaj profesorit.

Isufi ka theksuar se huliganizmi politik po e zbeh imazhin e Kosovës edhe në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij, edhe Gjykata Speciale është një dështim i drejtësisë se Kosovës, duke fajësuar se në Kosovë nuk dihet sa kryeministra janë, dhe Presidentja është vetëm si një kukull.

Ai ka theksuar se me sjelljet e liderëve ne pushtet , kjo qeveri nuk do ta pres as Shtatori, duke shtuar se Kosova ka nevojë për një qeveri më stabile e cila është partnere e faktorit të BE-së.

Këto komente Isufi i ka bërë në emisionin Rrokum Roll ne Televizionin Rrokum.

Shpërndaje në rrjete sociale