Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmë në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë, ku gjatë një ahengu familjar një 56 vjeçar ka shtënë me armë, me ç’rast i është sekuestruar arma dhe është intervistuar nga policia, shkruan arbresh.info.
“Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar në cilësi të provës materiale fillimisht është gjetur një gëzhojë, ndërsa nga personi i dyshuar është sekuestruar një armë e llojit pistoletë”, thuhet në njoftim.
Në cilësi të të dyshuarit për të shtëna me armë është intervistuar, M. S., 56 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, teksa mbi 56 vjeçarin është iniciuar rast për veprën penale, ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës dhe përdorim i armës’’./arbresh.info/


Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...