
????????????????????????????????????
Kryeshefi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka kërkuar edhe publikisht nga përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) të dijë se kur do t’i jepet Valës licenca për shërbimet e 4 G.
Ai këto brenga i shprehu sot në një konferencë të organizuar nga qendra e hulumtimeve STARS me temën “Tregu i Telekomunikacionit në Kosovë”.
Ndërsa, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, tha se në tregun e Kosovë po ngjan e njëjta që po ndodh edhe në pjesë tjera të botës dhe kjo lidhet me rënien e telefonisë fikse.
Ismet Hamiti,njohës i çështjeve të telekomunikacionit, tha se në asnjë vend të botës nuk ndodh që një shtet tjetër të fitojë pronësi në telekomunikacion në një shtet tjetër.
Kryetari i ARKEP-it, Ekrem Hoxha, tha se me datën 22 korrik do merret vendim për alokimin e brezit frekuencor. Sipas tij, do të kenë gjithë resurset për të ofruar kualiteti, por njëkohësisht edhe do të mbikëqyren për shërbimet e tyre.
Ndërsa Ibrahim Rexhepi, nga qendra për hulumtim STRAS, tha se PTK në vitin 2011 arriti kulmin për të filluar rënien. Kjo rënie ndodhi sepse Qeveria nuk ka vizion të qartë për zhvillimin e kompanisë. PTK, sipas tij, u bllokua në dy procese të dështuara të privatizimit. Investimet u bllokuan dhe kjo gjë ndikoi në afatizimin e kompanisë. Ai po ashtu ka shtuar se të gjitha këto kanë ndikuar që fitimet të bien nga 60 milionë në 16 milionë euro.
Parashikimi i motit për sot
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus