Posta dhe Telekomi i Kosovës në ueb faqen e saj zyrtare ka njoftuar se Agron Mustafa është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së.
Bordi i Drejtorëve i PTK Sh.a në mbledhjen e mbajtur sot, unanimisht ka vendosur që për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së të zgjidhet z.Agron Mustafa.
Kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent të udhëhequr nga Bordi i Drejtorëve të PTK Sh.a dhe në përputhje të plotë me ligjin për ndërmarrjet publike.
Fillimisht Bordi i Drejtorëve i PTK Sh.a. ka përzgjedhur kandidatët në listën e ngushtë dhe pas intervistimit të tyre ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më së shumti pikë nga paneli intervistues për pozitën e Kryshefit Ekzekutiv është z.Agron Mustafa.
Bordi i Drejtorëve i PTK Sh.a i uron punë të mbarë në pozitën e tij të re z.Agron Mustafa.
Osmani flet me presidenten e Sllovenisë për zhvillimet në Ko...
Mehaj nderohet me titullin “Qytetar nderi” në Gostivar
Katër fëmijë të lënduar në sulmin me thikë në Francë
VV-ja del me video: Republika e Kosovës nuk i nënshtrohet mi...
Një mami ‘hot’ si Arbenita Ismajli
“Teksti është shkruar në Beograd”, thotë Berisha për propozi...