Posta dhe Telekomi i Kosovës në ueb faqen e saj zyrtare ka njoftuar se Agron Mustafa është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së.
Bordi i Drejtorëve i PTK Sh.a në mbledhjen e mbajtur sot, unanimisht ka vendosur që për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së të zgjidhet z.Agron Mustafa.
Kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent të udhëhequr nga Bordi i Drejtorëve të PTK Sh.a dhe në përputhje të plotë me ligjin për ndërmarrjet publike.
Fillimisht Bordi i Drejtorëve i PTK Sh.a. ka përzgjedhur kandidatët në listën e ngushtë dhe pas intervistimit të tyre ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më së shumti pikë nga paneli intervistues për pozitën e Kryshefit Ekzekutiv është z.Agron Mustafa.
Bordi i Drejtorëve i PTK Sh.a i uron punë të mbarë në pozitën e tij të re z.Agron Mustafa.
Elon Musk largohet nga administrata e Trumpit
KF Deçiq fiton Kupën e Malit të Zi për herë të parë në histo...
Sëmundjet e transmetuara nga minjtë shkaktojnë krizë në Sara...
Arsenal gati ta “blindojë” yllin e skuadrës me n...
Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione `Made in Albania`
Dafina Zeqiri sjell “Energy”, bashkëpunimin me reperin gjerm...