Në Kosovë është mbajtur edicioni i dhjetë i Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë.
Në eventin e organizuar nga Keiretsu Forum SEE, i cili është rrjeti më i madh i investitorëve engjëj, tashmë i pranishëm edhe në Kosovë, kanë marrë pjesë shumë fytyra publike.
E pranishme në event ka qenë edhe ish-missi kosovar Agnesa Vuthaj, e cila tash e sa vite është edhe një sipërmarrëse e suksesshme.
Përveç takimit me emra të njohur nga fusha e ndërmarrësisë, Vuthaj ka shijuar mbrëmjen edhe krah Presidentes Vjosa Osmani.
Agnesa publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga organizimi, ku ndër të tjerash duket e lumtur gjatë takimit me të parën e vendit.
Ky është postimi i saj i plotë (pa ndërhyrje):
“Kënaqësi e veçantë të isha pjesë e edicionit të 10-të të javës globale të ndërmarrësisë në Kosovë në emër të @keiretsuforumsee – rrjeti më i madh global i investitorëve ëngjëj, tashmë i pranishëm edhe në Kosovë dhe në 8 shtete të Evropës Juglindore.
~ Masterklasa e udhëhequr nga @duygeren – drejtoreshë gjenerale e @keiretsuforumturkiye ishte një vlerë e shtuar për forumin tonë dhe për @gew_kosovo
~ Jubilari i edicionit të sivjetmë, organizuar nga @ickosovo nën patronatin e Presidences së Republikes së Kosovës, me mbi 100 aktivitete në gjithë Kosovën, është një shpresë e re për komunitetin ndërmarrës”, shkruan Agnesa Vuthaj./arbresh.info/
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...