Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për goditjen e një veture të ekipit të televizionit Syri nga plumbat në Zveçan.
Vetura e ekipit të këtij televizioni është goditur teksa ishte duke u kthyer nga kjo komunë veriore.
“Përderisa vetura ishte duke kaluar në mesin e disa grupeve të serbëve të maskuar, bashkë me kameramanët Bledar Rexha dhe Butrint Bejra, kemi dëgjuar diçka të çuditshme, dhe i kemi thënë njëri-tjetrit, se vetura jonë është goditur. Pas 10 minutave, kemi ndaluar dhe e kemi parë, që jemi goditur me plumb, i cili ka kaluar pranë afër njërit nga kameramanët”, ka thënë redaksia e TV Syrit për AGK-në.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur tejet i shqetësuar me situatën në të cilën kanë raportuar kolegët gjatë ditës së djeshme në komunat veriore. AKG u ka bërë thirrje organeve të rendit t’i hetojnë sa më parë rastet e djeshme dhe vandalizmin e shfaqur ndaj mediave në mënyrë që autorët të sillen para drejtësisë.
AGK ka kërkuar nga gazetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe në asnjë formë të mos rrezikojnë sigurinë e tyre fizike për hir të raportimit./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...