Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), dënon gjuhën e përsëritshme linçuese të zyrtarit të Vetëvendosjes dhe ish-kandidatit të kësaj partie për deputet, Hysamedin Feraj, ndaj një grupi të gazetarëve.
Në një postim në Facebook të hënën, Feraj i ka akuzuar disa gazetarë kosovarë se “punojnë falas për Serbinë”.
“Nuk është e drejtë që Grenelli të paguhet dhe grenellistët, jo (?) Apo Kosova i ka borxh Serbisë dhe këta ia shlyejnë duke punuar falas për të!”, ka shkruar Feraj.
Gjuha e tillë, e sidomos kur vjen nga zyrtari i një partie në pushtet, vë në rrezik sigurinë e gazetarëve dhe si e tillë është e papranueshme.
AGK-ja i bën thirrje Vetëvendosjes që të distancohet nga gjuha kërcënuese e pjesëtarëve të saj ndaj gazetarëve./arbresh.info/
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...
Arrestohet një person për gjuajtjen me armë në Prishtinë
Protesta e PD-së sot në Tiranë, mbi 1200 policë në terren
Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avioni...
Veliu për rikthimin e Osmanit në LDK: I shërbeu kundërshtari...