Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdoru të zëvendësministrit të Mbrojtjes dhe anëtarit të VV’së, Enver Dugolli pas raportimeve se anëtari i PSD’së, Frashër Krasniqi ishte sulmuar fizikisht nga ish-kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Albin Gashi.
Me datë 8 maj, Dugolli ka shkruar një status të tillë në rrjetin e tij personal social Facebook – “Piskamat shterruese e dëshpëruese të disa “gazetarëve” për të krijuar me çdo kusht viktimën, përveçse të gërditshme janë edhe ofenduese. Është e pakuptueshme kur mediumi bie në gracka të tilla për të krijuar më çdo kusht “viktimën plitike” madje duke i kushtuar transmetim direkt nga Stacioni i Policisë… Krijohet përshtypja se kushedi se ç’farë krimi i madh mund të ketë ndodhur… Gazetari se jo mahi…”
AGK e ka dënuar fuqishëm gjuhën e përdoru të zëvdnësministrit Dugolli ndaj raportimit të gazetarëve lidhur me rastin.
“AGK e dënon fuqishëm përdorimin e një gjuhe të tillë, sidomos kur ajo vjen nga një individ që mban post kaq të respektuar, fjala e të cilit ka ndikim dhe i jep formë edhe mendimit të opinionit publik. Gazetarët kanë të drejtë të raportojnë, dhe është detyrë e tyre e shenjtë që ky raportim të ndodhë, e të mos fshihet e manipulohet si i tillë. Gazetarët nuk performojnë ‘piskama’, ata mbulojnë ngjarje e zhvillime të ndryshme gjatë ditës, dhe rasti të cilit i është referuar Dugolli, nuk do të duhej të lihej në terr mediatik, siç pretendon ai”, thuhet në reagimin e AGK’së.
AGK u ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të distancohen nga qëndrimet e tilla të cilat e pengojnë punën e gazetarëve në Kosovë.
“AGK fton zyrtarët politikë dhe partitë e tyre politike të distancohen nga qëndrime të tilla të cilat vetëm sa e minojnë më shumë punën e gazetarëve në Kosovë”, thuhet në reagim.
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...
Ndërron jetë 4-vjeçari në Vlorë, familja dyshon se i erdhi n...