Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësimin lidhur me kërkesën e disa anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës që të kufizojnë qasjen e gazetarëve dhe publikimin e materialeve nga mbledhjet e KPK-së.
Kërkesat në mbledhjen e fundit të këtij këshilli për mundësinë e kufizimit të qasjes së mediave dhe shoqërisë civile në mbledhjet, të cilat sipas ligjit janë të hapura për publikun, i konsiderojmë si tendencë për të censuruar fjalën e lirë dhe pengimin e shpërndarjes së informacionit përmes medieve që është në interes të publikut.
AGK i bën thirrje anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës të heqin dorë nga çfarëdo kërkese që pengon punën e gazetarëve, dhe t’iu mundësoj të gjitha palëve qasje të plotë dhe transparencë në aktivitetet e KPK-së.
Njëherësh rikujtojmë se liria e shprehjes dhe liria e medias janë të drejta dhe liri të cilat garantohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...