Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka marrë me shqetësim lajmin për sulmin me armë zjarri në selinë e portalit Kossev në veri të Mitrovicës, nga persona ende të panjohur.
AGK dënon ashpër këtë akt dhe konsideron se çdo veprim i tillë është ndërhyrje direkte në punën e gazetarëve, gazetarinë e pavarur dhe lirinë e shprehjes.
AGK iu bën thirrje përfaqësuesve të institucioneve kompetente për ruajtjen e rendit dhe ligjit që të ndërmarrin të gjitha masat për sigurimin e një ambienti të favorshëm për punën e gazetarëve, garantimin e lirisë së shprehjes dhe ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarit.
Po ashtu, AGK iu bën thirrje organeve të rendit që t’i kapin autorët dhe t’i sjellin ata para drejtësisë.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...