Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka marrë me shqetësim njoftimin për kërcënimet e vazhdueshme të disa individëve të deklaruar si ish – eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj Serbeze Haxhiajt, gazetare në Radio Kosova.
Gazetarja Haxhiaj ka njoftuar se është penguar dhe kërcënuar derisa po punonte në temën që ka për qëllim zbulimin e të vërtetave mbi statusin e dëshmorit në luftën e UÇK-së, njofton kumtesa e AGK-së.
Asociacioni i Gazetarëve kërkon nga organet e rendit që t’i identifikojë sulmuesit dhe ta adresojë këtë çështje sipas ligjit.
AGK i bën thirrje menaxhmentit të Radio Kosovës që të garantojë ambient të sigurt për gazetarët që punojnë në tema me interes të publikut, në mënyrë që në asnjë rast të mos ndikohet puna e tyre nga kërcënimet që vijnë nga jashtë.
Njëherësh AGK do të hulumtojë dyshimet e ngritura nga gazetarja Haxhijaj për censurë pasi hulumtimi ende nuk është transmetuar.
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...