Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) se në katër muajt e parë të këtij viti ka regjistruar 29 raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave.
Sipas AGK’së, statistikat tregojnë se gazetarët vazhdojnë të përballen me sfida serioze në kryerjen e punës së tyre.
“Gazetarët duhet të lejohen ta bëjnë punën e tyre në interes të publikut, pa u penguar dhe të lirë. AGK-ja mbetet e përkushtuar në monitorimin e situatës dhe avokimin për sigurinë e gazetarëve”, thuhet në njoftim.
Sipas infografikës së publikuar nga AGK, vjet kanë qenë 53 raste të sulmeve dhe kërcënimeve, në vitin 2023 74 raste, në 2022’ën 33 raste, në 2021’ën 29 raste dhe në vitin 2020, kanë qenë 24 raste./Arbresh.info/
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë