Të gjeturat e këtij raporti tregojnë për përkeqësim ekonomik të pozitës së gazetarëve, censura dhe vetë-censura, qasje e vogël në dokumente publike, kërcënime dhe sulme fizike ndaj gazetarëve dhe profesionistëve tjerë medialë, gjyqësor dhe prokurori joefikase në trajtimin e rasteve të kërcënimeve, probleme në transmetuesin publik e shumë të tjera.
Në konferencë për media ka folur i pari i Asociacionit, Shkëlqim Hyseni. Ai ka thënë se organizata që drejton ka qenë me aktive në mbrojtje të gazetarëve, por edhe bashkëpunimit me organizata ndërkombëtare.
“Gjatë vitit ka pasur shumë sfida për gazetarë që janë ballafaquar me jotransparencë, por gjykatat nuk kanë ecur shpejt në rastet e gazetarëve”, ka thënë Hyseni, përcjell koha.net. “Ne si Asociacion në partneritet me organizata ndërkombëtare, sot po rezulton me këtë raport që ka publikuar gjetjet dhe rekomandimet që do t’i adresohen institucioneve. Klimë e rëndë për të bërë gazetari, si për gazetarë ashtu edhe për medie”, ka thënë ai.
Osmani uron Pavarësinë: Përkujtojmë ata që sakrifikuan gjith...
Ditëlindja e Kosovës: Bëhet ngritja solemne e flamurit
Edi Rama uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore
Pacolli uron Pavarësinë: Prania e drejtuesve të UÇK-së do ta...