Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me presidentin Hashim Thaçi.
Haradinaj me këtë rast ka theksuar se në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërorë ka pritur Thaçin, para udhëtimit të tij për në ShBA.
Duhet përkujtuar që gjatë natës së kaluar liderët kosovarë ishin mbledhur bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në shtëpinë e presidentit kosovar, Hashim Thaçi.

Të shumta kanë qenë mospajtimet e klasës politike përgjatë zhvillimeve të fundit në vend, e një ndër mospajtimet më të mëdha ishte pikërisht taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës.
Haradinaj vazhdoi të jetë këmbëngulës se ajo do të largohet vetëm në momentin kur Serbia ta njohë Kosovën, pavarësisht presionit që iu bë nga ShBA dhe Bashkimi Evropian.
Postimi i plotë:
Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në ShBA.
RH
Në mars do të hapet konkursi për 320 ushtarë të rinj në FSK
21 vjet burgim për Eduard Ibrahimin që vrau një të mitur
Genc Nimoni emërohet zëvendësministër i Drejtësisë
I kërkuan viktimës 100% kamatë mujore, kërkohet paraburgim p...
Osmani kujton grevën e minatorëve të Trepçës: Sakrifica e ty...
Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë