Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën e plotë për mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, e cila do të zhvillohet të hënën, më 18 nëntor, në Prishtinë.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, delegacionet pritet të mbërrijnë nga ora 10:30 deri në 10:45, më pas zhvillohet një ceremoni zyrtare dhe fotografia e përbashkët e dy qeverive.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski do të zhvillojnë një takim bilateral që do të nisë në orën 11:20.
Takimi mes dy liderëve do të pasohet nga takimet bilaterale të ministrave homologë.
Nga mbledhja ndërqeveritare parashihet që të nënshkruhen disa marrëveshje bilaterale mes dy qeverive.
Pas nënshkrimit, Kurti dhe Mickoski do të mbajnë një konferencë për media.
Agjenda e takimit mbyllet me një drekë zyrtare.

Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...