Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave ka filluar me inspektime në subjekte afariste ku ka frekuentim të lartë të qytetarëve.
Sipas Sveçlës kjo po bëhet me qëllim të monitorimit të respektimit të masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri.
“Nga këto inspektime të cilat tashmë janë realizuar në Prishtinë dhe Pejë dhe do të zhvillohen në vazhdimësi në gjithë Republikën e Kosovës, është konstatuar se në disa subjekte nuk është plotësuar standardi i sigurisë rreth masave për mbrojtje nga zjarri me ç’rast është dhënë afati për plotësimin e kërkesave ligjore për ambiente të sigurta për qytetarët”, shkroi Sveçla në Facebook.
Ministri shtoi se në rast të mosrespektimit të sigurimit të masave brenda afatit të dhënë kohor, do të ndërmerren masa më të ashpra, të menjëhershme dhe pa asnjë kompromis.
“Mbrojtja e jetës së qytetarëve është prioritet dhe nuk do lejojmë të rrezikohet në asnjë formë”, përfundoi shkrimin ministri./Arbresh.info/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun