Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) si organ vendimmarrës i saj, njofton se ka shqyrtuar kërkesën e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës (OFK) për pezullimin e vendimit të KShC-së, lidhur me akreditimin e programit të Fizioterapisë dhe Rehabilitimit në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
“Pas shqyrtimit të kërkesës, KSHC ka konstatuar se kërkesa nuk ka bazë ligjore, pasi OFK nuk është palë në procedurën administrative të akreditimit. Vendimi i KShC është marrë pas zhvillimit të plotë të procedurave ligjore dhe në përputhje me ligjet përkatëse për arsimin e lartë, administratën publike dhe akreditimin”, thuhet në këtë reagim.
AKA konfirmon se programi në fjalë është vlerësuar nga një ekip ekspertësh ndërkombëtarë sipas standardeve të akreditimit dhe nuk ka pasur aplikim retroaktiv të ndonjë norme, pasi aktet nënligjore dhe standardet e reja kanë qenë në fuqi dhe janë komunikuar me kohë të gjitha institucioneve të arsimit të lartë.
“Pretendimi për aplikim të parakohshëm të standardeve nuk qëndron, pasi standardet e përditësuara janë miratuar dhe publikuar në fillim të vitit 2024 dhe institucionet janë përfshirë në procesin e hartimit të tyre. Këto fakte jemi të gatshëm t’i ballafaqojmë në gjykatë. Misioni i Odës së Fizioterapisë është që të jetë në shërbim të të gjithë komunitetit të fizioterapeutëve dhe të veprojnë në mënyrë profesionale dhe të paanshme”, thuhet tutje në reagim.
Duke marrë parasysh faktin se drejtuesit e Odës dhe personat e afërt të tyre punojnë në kolegje private, ata nuk paraqesin palë neutrale në këtë rast.
AKA, thotë se është institucion kredibil, me kredenciale ndërkombëtare, e regjistruar në EQAR si anëtare me të drejta të plota, prandaj garanton të gjithë studentët se të gjitha programet e studimit të akredituara në Kosovë janë të nivelit ndërkombëtar.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...