Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, e ka quajtur partinë e kryetarit Albin Kurti, si më antirugovistja në Kosovë.
Këto deklarata Veliu i bëri gjatë hapjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës.
Duke folur për Shpejtim Bulliqin, i cili dikur ka qenë pjesë e LDK-së, ndërsa në këto zgjedhje garon për kryetar komune me Lëvizjen Vetëvendosje, Veliu tha se ai tradhtoi Lidhjen për partinë më antirugoviste në Kosovë.
“Për fat të mirë apo keq, kësaj radhe do të kemi një kundër kandidat që ka ikur nga Lidhja Demokratike, e ka tradhtuar Lidhjen Demokratike në momentin kur nga Lidhja Demokratike i ka fituar të gjitha beneficionet edhe ka ikur me arsyetimin se nuk ka hapësirë që ta mbrojë dhe zhvillojë rugovizmin dhe ka dalë në subjektin politik i cili është subjekti më antirugovist në Kosovë”, deklaroi Veliu.
Megjithatë, ish-kryetari i Podujevës që pranoi të bëhej ministër i Kurtit, u shpreh se do ta kursejnë Bulliqin pasi është invalid i luftës.
Duke kujtuar fitoren e tij në zgjedhjet e fundit, Veliu tha se i kishin “mundur rast” VV-në e kështu do të jetë edhe kësaj here.
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut