Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka bërë të ditur se abshkë me zëvendësin e tij në ministri, Milan Radojevic dhe me drejtorin e Policisë së Kosovës kanë vizituar sot Komunën e Zubin Potokut, Stacionin Policor në këtë komunë, si dhe pikën kufitare në Bërnjak
“Me këtë rast u njoftova për së afërmi me punën dhe aktivitetet e këtyre institucioneve, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet Komuna e Zubin Potokut, zyrtarët policorë në këtë komunë, si dhe policët dhe zyrtarët tjerë kufitar, në veçanti gjatë kësaj kohe të menaxhimit të pandemisë COVID-19.
Me Kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Srdjan Vulovic biseduam mbi thellimin e bashkëpunimit të kësaj komune me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet shtetërore në përgjithësi, e në veçanti për nevojën e përforcimit të bashkëpunimit dhe të besimit të qytetarëve të kësaj komune në institucionet tona”, ka shkruar Veliu.
Ai ka bërë të ditur se është takuar edhe me komandantin e stacionit policor, Zvezdan Milivojevic që kërkoi që t’u mundësohet ndërtimi i stacionit të ri policor në këtë komunë.
“Ndërkaq, në pikën kufitare të Bërnjakut, u njoftuam nga afër me punën që po bëjnë policët kufitar dhe doganierët në qarkullimin e mallrave dhe njerëzve mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, por edhe në zbatimin e rregullave të pandemisë, ashtu si në të gjitha pikat tjera kufitare”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/AgimVeliu/posts/1718517778295236

AME: Ekziston mundësia për përkeqësim të situatës në rast të...
Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore: Sot gjendja në terren...
ASAP Rocky rrëfehet: Atësia më ka bërë më emocional dhe plot...
Komuna e Mitrovicës njofton për orarin e shpërndarjes së bid...
Takimi i Parisit për Ukrainën, Kievi merr mbështetje nga SHB...
Gjobitet një kompani për ndotje të rrugës në Prishtinë