Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu i është përgjigjur prerë ofertës së Albin Kurtit me refuzim.
Në një prononcim për Insajderin, Veliu ka thënë se do ta refuzojnë kërkesën e Kurtit dhe se LDK e ka kandidatën për kryeministre.
“Është e drejtë e Kurtit me bë letra e kërkesa të tilla por është e drejtë e LDK-së me i zbatu të vetat. Jo, në asnjë mënyrë nuk kemi me pranu këtë kërkesë të tij”.
“Ne e kemi vendimin e Këshillit të Përgjithshëm që e kemi caktu kandidatin për kryeministër dhe i kemi bë ftesë edhe VV-së, por kushte të tjera në LDK nuk pranojmë”, tha Veliu.
Veliu po ashtu ka thënë se LDK-ja me kandidaten Vjosa Osmani.
“Ne garojmë me kryeministër tonin, me apo pa VV-në. Unë nuk po shoh ndonjë mundësi për koalicion me VV-në”, tha Veliu.
Albin Kurti sot përmes një letre publike i ka propozuar Lidhjes Demokratike të Kosovës listë të përbashkët zgjedhore duke ia lëshuar LDK-së vendin e parë në listë e VV-së rreshtimin si e dyta.
Kështu duken fletëvotimet për votimet e 7 qershorit
NATO rrëzon një dron mbi Estoni, dyshohet se i përket Ukrain...
Kritikat e Kurtit për Blerim Isufajn, reagon PSRK: S’komento...
KQZ miraton adresat e kutive postare për votim në 22 shtete
Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e k...
Andin Hoti: Kosova po ndërton platformën digjitale ‘eP...