Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka emëruar shtatë drejtorët e rinj të drejtorive komunale, vende këto të lira që kishin mbetur pas shkarkimit të drejtorëve të deritashëm.
Nga shtatë drejtorët e rinj, katër janë të partnerit të deritashëm qeverisës, LDK, dy janë të AKR-së dhe një i PD-së.
Pajazit Hajzeri është emëruar drejtor i Drejtorisë së Arsimit, Tafil Peci, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Muhedin Osmani, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Qazim Nimani, është emëruar drejtor i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe Integrime Evropiane.
Në drejtorinë e prokurimit është emëruar drejtor Jeton Ujkani, në atë të Kadastrës dhe Pronës, Egzon Jashari dhe në Drejtorinë e Ambientit dhe Pyjeve, drejtor është emëruar, Saad Gashi.
Disa nga drejtorët e emëruar kanë filluar sot punën, ndërsa të tjerët do të fillojnë të martën, më 06.10.2015.
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...