Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mbajtur sot Kuvendin e Përgjithshëm ku ka zgjedhur bordin dhe kryetarin e ri për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Sipas një njoftimi thuhet se me shumicë votash dhe në bazë të formulës sipas komunave të fituara, kryetari i ri i Asociacionit të Komunave të Kosovës është zgjedhur Agim Aliu, aktualisht kryetar i Komunës së Ferizajt.
“Anëtarë të Bordit u zgjodhën, Imri Ahmeti – kryetar i Komunës së Lipjanit, Shaqir Totaj – kryetar i Komunës së Prizrenit, Bali Muharremaj – kryetar i Komunës së Suharekës, Xhafer Gashi – kryetar i Komunës së Obiliqit, Sokol Haliti – kryetar i Komunës së Vitisë dhe Dragan Petkoviq – kryetar i Komunës së Parteshit”, thuhet në njoftim.
Po ashtu Kuvendi i Përgjithshëm i Asociacionit të Komunave të Kosovës me shumicë votash ka aprovuar raportet vjetore të vitit 2021 dhe planet për vitin 2022.
Në këtë takim të Kuvendit janë diskutuar edhe tema të lobimit në interes të qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës (raporti e gjerë nga Kuvendi do të publikohet ndërkohë)./arbresh.info/

Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...