Agani ligjërisht vazhdon të jetë kryetari i PD’së

11:43 | 4 Nëntor 2016
M. A.

Ferit Agani ligjërish vazhdon të jetë ende në krye të Partisë të Drejtësisë (PD) për arsyen se akoma nuk ka një vendim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në lidhje me kërkesën e shkarkimit të tij.

Një grup i pakënaqur brenda PD’së para disa muajsh mbajtën një kuvend të jashtëzakonshëm në të cilin shkarkuan kryetarin Ferid Agani dhe zgjodhën kryetar Sylejman Çerkezin. Një nga iniciatorët e këtij kuvend, Fidan Mustafa tha për Gazetën Express se kërkesën e shkarkimit e kanë dërguar prej kohësh në KQZ por ende nuk kanë një përgjigje.

“Ne jemi në pritje që të hënën do të merret vendimi i drejte mbi këtë proces duke shpresuar që ky organ, KQZ, të ruaj pavarësinë e tij nga politika, si një ndër institucionet më me rëndësi për peocesin e demokracisë.” tha Mustafa.

Ai më tej paralajmëroi se nëse gjatë javës së ardhshme KQZ nuk jep përgjigje, të njëjtën dosje do të dërgojnë edhe në OSBE për një përgjigje brenda afateve.

Shpërndaje në rrjete sociale