Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka kërkuar anëtarësim e Kosovës në organizatën regjionale për fushën e mjedisit REC, duke dorëzuar kështu notën verbale, por edhe kërkesën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçit.
Këtë kërkesë, ministri Agani, e bëri me rastin e shënimit të 25 -vjetorit të themelimit të organizatës së mirënjohur ndërkombëtare në fushën e mjedisit “Regional Environmental Center”- REC, që po mbahet në Budapest të Hungarisë, e ku po marrin pjesë mbi 24 shtete, ministra, zëvendësministra, ambasadorë, këshilltarë, sekretarë shteti dhe kryeshefa ekzekutiv.
Ministri Agani, në fjalimin e tij, ka përmendur të arriturat e Kosovës, në fushën e mjedisit, sidomos në aspektin legjislativ, duke thënë se Kosova në këtë fushë i ka përmbushur direktivat e Bashkimi Evropian.
Agani, ka falënderuar organizatën REC për kontributin e dhënë në Kosovë, duke siguruar se bashkëpunimi me këtë organizatë do të vazhdojë fuqishëm edhe në të ardhmen.
Ndryshe, REC që nga viti 2001, është njëra ndër organizatat më cilësore në fushën e mjedisit që ka mbështetur MMPH-në, AMMK-në, komunat, ministrinë e Arsimit, etj, në zhvillim të qëndrueshëm dhe edukim mjedisor.
Vdes Shemi i grupit “Ilirët”
Kurti premton projekte madhore për Drenasin: Poliklinikë, Di...
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 38 raste b...
Gerrard i gatshëm ta marrë drejtimin e Liverpoolit nëse Slot...
Hapet vrimë e madhe në një kanal në Britani, shpallet gjendj...
Dy orë përpara protestës të thirrur nga PD-ja, qindra forca ...