Afera “Pronto” kalon në Departamentin e Krimeve të Rënda

09:55 | 7 Shtator 2018
M. A.

Gjykata e Apelit të Kosovës ka vendosur që të ndryshojnë aktvendimin e gjyqtarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Shashivar Hoti, dhe ka vendosur që rasti i njohur si “Pronto”, të gjykohet nga departamenti i krimeve të rënda të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.

“Gjykata e Apelit të Kosovës e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës në rastin ku të akuzuar janë Adem Grabovci dhe të tjerët. Aktvendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës i datës 13 gusht 2018 është ndryshuar ashtu që për zbatim të procedurës në këtë çështje penale kompetentë është Departamenti i Krimeve të Renda”, thuhet në përgjigjen e Apelit.

Gjykata e Prishtinës kishte vendosur që lënda të gjykohet në departamentin e përgjithshëm vendimi ishte apeluar nga prokurorja e rastit Drita Hajdari.

 

Shpërndaje në rrjete sociale