Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se afati për regjistrim për votim të personave me nevoja të veçanta është deri më 5 shkurt 2025 në ora 16:00.
Sipas njoftimit , regjistrimi duhet të bëhet përmes platformës elektronike në uebfaqe www.kqz-ks.org duke klikuar butonin “Regjistrimi i Personave me Nevoja të Veçanta” ose përmes zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj, shkruan Arbresh.info.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju mundëson pjesëmarrjen në zgjedhje personave që, për arsye të ndryshme nuk mund të shkojnë në vendvotim. Këta persona mund të regjistrohen për të votuar në shtëpi ose në vendet e tjera ku gjenden, siç janë spitalet, shtëpitë e moshuarve, apo edhe për ata që janë në arrest shtëpiak”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Finalja po afron, vjen mbështetja nga Turqia, Demet Ozdemir ...
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasa...
Hamza pret Spiropalin: PDK vlerëson mbështetjen e Shqipërisë...
Dy klinika në QKUK lirojnë nga tarifa tre euro pacientët
Donjeta Sadiku triumfon bindshëm ndaj çekes
Kërkohej me urdhëresë gjykate, arrestohet 37-vjeçari në Feri...