Kreu i Qeverisë së Kosovës dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë takime javën e ardhshme për temën e presidentit.
Kurti duke shkuar për në seancë të Kuvendit ka thënë se është në kontakt edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamza.
“Do të ketë takime në javën e ardhshme”, ka thënë Kurti.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vendimin e fundit të nxjerrë për Dekretin e presidentes Vjosa Osmani, kishte konstatuar se i njejti s’kishte kurrfarë efekti dhe i ka dhënë edhe 34 ditë afat shtesë për zgjedhjen e presidentit të ri. Kjo pasi ka konstatuar se mes datës kur është konstituuar Kuvendi dhe datës 4 mars, nuk ka pasur hapësirë për konsumimin e afatit 60 ditor.
Kushtetuesja megjithatë ka sqaruar se presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 dite dhe se ky afat duhet të nis e të përmbyllet 30 ditë pa i kaluar mandati presidentit
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...