Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” edhe mëngjesin e sotëm vazhdon të mbetet i mbyllur për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut.
Në një komunikatë për media, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, ka bërë të ditur se aeroporti nuk do të hapet para mesditës.
“Lusim të gjithë qytetarët që për fluturimet e tyre përkatëse të qëndrojnë me web faqen e aeroportit për informata shtesë, apo të jenë në kontakt me kompanitë e tyre ajrore”, thuhet në komunikatë.
Nga aeroporti njoftohemi se janë duke punuar që linjat të hapen sa më shpejtë dhe fluturimet të realizohen sipas planit.
KP ka raportuar mbrëmë për një aksident, ku si pasojë e të reshurave të shiut, aeroplani i kompanisë Turkish Airlines, kishte dalë nga pista.
Pas këtij aksidenti aeroporti i Prishtinës është mbyllur deri në një njoftim të ri.
Deliu-Kodra: PDK-ja e ruajti votën, synimi ishte rritja e sa...
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda gjashtëmujorit të parë...
Akuza të ndërsjella mes Rashiqit dhe Listës Serbe lidhur me ...
Mbappe mungoi në stërvitjen e sotme të Realit, megjithatë dy...
Zelensky: Takim i ri tripalësh me SHBA dhe Rusinë
Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull s...