Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ sot ka pranuar çmimin e radhës për përgjegjësi sociale të korporatës të ndarë nga Communitas Awards.
Çmimi i ndarë kësaj radhe është për: ‘Përsosmëri në Përgjegjësinë Sociale të Korporatës’ (Excellence in Corporate Social Responsibility) në kategorinë për përgjegjësi ndaj shoqërisë.
Sipas njw komunikate tw Aeroportit, dedikimi i kompanisë Limak & Aeroports de Lyon që menaxhon me ANP ‘Adem Jashari’ është duke u vlerësuar ndërkombëtarisht duke shënuar kështu numrin e çmimeve ndërkombëtare të fituara në 7-të deri më tani.
“Edhe ky çmim është ndarë për përkushtimin ndaj shoqërisë kosovare aty edhe ku zhvillon biznesin ANP ‘Adem Jashari’. Communitas Awards është e inspiruar nga vizioni i një bote më të mirë dhe është një tentim për ta arritur këtë përmes praktikave më të qëndrueshme etike, të investimeve dhe praktikave vullnetare të biznesit. Trupa administrative e Communitas Awards përbëhet nga Shoqata e Profesionistëve të Marketingut dhe Komuniki mit, e përbërë nga mijëra profesionistë të departamenteve të komunikimit, agjensioneve të marketingut, organizata të marrëdhënieve me publikun, etj.Logo-ja e Communitas Awards përfaqëson harmoninë e njerëzve, ambientin dhe botën. Një fytyrë, një gjethe dhe globi janë të gjitha një”, thuhet në komunikatë.
Shqetësuese: Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosov...
Ministri Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sip...
Osmani i drejtohet Kushtetueses për KQZ-në
Muriqi për FIFA-n: Të luaj në Botëror me Kosovën do të ishte...
Peleshi: Kosova e lirë, dëshmi e solidaritetit ndërkombëtar
Shpërthen rafineria e naftës në Teksas, tymi mbulon zonën