Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), ka njoftuar se sot aeroplani i kompanisë Chair në linjën Cyrih – Prishtinë bëri simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës si shenjë përkrahjeje për vendin tonë si rrjedhojë e virusit COVID-19.
“Sot më kërkesë të pilotit dhe me miratim të kontrollorit të trafikut ajror, aeroplani i kompanisë Chair në linjën Cyrih – Prishtinë bëri simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës si shenjë përkrahjeje për vendin tonë në këto momente të vështira për gjithë në, si rrjedhojë e virusit COVID-19”, thuhet në njoftimin e ASHNA,
ASHNA ka shtuar se personeli i saj, Kontrollorët e Trafikut Ajror, Inxhinierët e pajisjeve aeronautike, Meteorologët aeronautikë dhe Zyrtarët e Informacionit Aeronautik vazhdojnë në ofrojnë shërbimet e tyre për të mbajtur hapur të vetmen portë të Kosovës me botën.
“Urojmë që së shpejti në njërin nga këta aeroplanë që po vijnë në Kosovë, të vijë edhe vaksina e ilaçet për të mposhtur këtë armik të padukshëm”, thuhet në njoftim.
Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’
Inspektorati mbyll 26 motele dhe villa në gjithë Kosovën
Roma po e shqyrton rikthimin e Tottit me një rol të rëndësis...
Ministri për pakicat pretendon se të drejtat e shqiptarëve n...
I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen ...
Gjukanoviq uron Kurtin për fitoren gjatë një takimi në Prish...