Anëtari i KQZ-së nga radhët e VV-së, Adnan Rrustemi ka thënë sot në mbledhjen e KQZ-së se ka marrë informacione që ka pasur aplikacione nga Mali i Zi për regjistrim si votues jashtë vendit duke përdorur identitetin e njerëzve që janë shtetas të Kosovës.
Rrustemi ka kërkuar masa për këtë, duke thënë se KQZ-ja duhet të kërkoj nga Policia dhe Prokuroria hetim në mënyrë që të zbulohet se kush i ka bërë këto falsifikime, shkruan arbresh.info.
“Aplikacionet që kanë ardhur nga Mali i Zi për regjistrim si votues jashtë vendit, janë regjistruar njerëz që janë shtetas të Kosovës që jetojnë në Kosovë që asnjëherë nuk kanë qenë jashtë, janë dërguar aplikacionet në emër të tyre, duke i atachuar edhe dokumentet e tyre të identifikimit”, ka thënë Rrustemi.
Ai ka shtuar se është bërë dëmi i dyfishtë ku në njërën anë është keqpërdorur e drejta e tyre dhe në anën tjetër u është pamundësuar votimi i tyre i rregullt në vendvotim sepse janë larguar prej listës së votuesve brenda Kosovës.
“Unë kam pranuar të tilla raste. Mora vesh se nga Istogu janë raportuar disa raste. Duhet si KQZ të mblidhen këto raste që i ka raportuar edhe KKZ-ja dhe të ftojmë Policinë dhe Prokurorinë me hetuar si të themi rrugëtimin e këtyre aplikacioneve, me pa çka ka ndodhur kush i ka falsifikuar, dhe të merren masa sepse ky është një lloj krimi i organizuar në këtë drejtim. Nuk duhet të rijmë duarkryq por duhet të veprojmë”, ka thënë Rrustemi.
/arbresh.info/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...