Admirali Stuart B. Munsch, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, gjatë një konference për media theksoi se aleanca po kërkon që ura e Ibrit të mos hapet në këtë moment, duke e konsideruar këtë çështje si një element të rëndësishëm të dialogut.
Ai nënvizoi se çështja e urës është politike, jo ushtarake, dhe se hapja e saj mund të krijojë rreziqe për sigurinë e përgjithshme.
““Politika e NATO-s është që të mos hapet ura në këtë periudhë. Kjo çështje do të diskutohet në kuadër të dialogut. Është një çështje politike dhe jo ushtarake. Kjo është për shkak të gjasave që mund të shkaktoj dëm, të ambiente jo të sigurt. KFOR-i mban vija të hapura të komunikimit me të gjitha forcat e sigurisë në zonë. Në këtë kohë nuk kemi një shqetësim sa i përket transparencës”, thotë ai./Arbresh.info
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi